U vra sot me të birin para shtëpisë së djegur në Shkodër, 57-vjeçari ish-efektiv i policisë

29 June 2023, 19:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U vra sot me të birin para shtëpisë së djegur në
Viktima, Gjokë Gurra

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në Dukagjin ku humbën jetën Gjokë e Eduart Gurra, atë e bir.

Deri më tani ende nuk dihen detaje zyrtare në lidhje me vrasjen e 57-vjeçarit dhe djalit të tij, 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Por ajo që dihet është se Gjokë Gurra më parë ka qenë pjesë e policisë, ndërsa kohët e fundit është marre vetëm me tregtinë e drunjve dhe një lokal 2-katësh që kanë në Shkodër.

Gjithashtu është mësuar se ata nuk kanë pasur precedentë penal të mëparshëm.

 


Video