U plagos në Pogradec, 35-vjeçari Brian Syzo dërgohet me helikopter në Tiranë

29 June 2026, 16:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U plagos në Pogradec, 35-vjeçari Brian Syzo dërgohet me

Dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës Brian Syzo, 35-vjeçari i mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë nga Nikolla Agolli mesditën e sotme në Pogradec.

Burime bëjnë me dije se Syzo ka marrë plagë në venat e këmbës, e për shkak të gjendjes së tij të rënduar është vlerësuar nga mjekët se duhet të dërgohej në kryeqytet.

Të dy personazhet e përfshirë në këtë ngjarje janë persona të njohur për policinë ndërsa vitin e kaluar vëllai i Brian Syzo, Sindi Syzo ka goditur mbi 30 herë me thikë Nikolla Agollin, i cili ditën e sotme ka qëlluar me armë zjarri Brian Syzon.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes së sotme në Qafë Thanë ndërsa pritet të kuptohet më tej për përshkallëzimin e situatës.


Video