Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Është arrestuar pas rreth dy muajsh në arrati 49-vjeçari Daut Laze, i cili u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, më 4 shkurt 2025.
Njoftimi i policisë
Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, shtetasi Daut Laze, 49 vjeç, i cili u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, me datë 4 shkurt 2025.
Bazuar nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir.
Ky shtetas, me datë 4 shkurt 2025, u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.