Turisti italian humb jetën pas sulmit nga peshkaqeni në Egjipt

29 December 2024, 16:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Turisti italian humb jetën pas sulmit nga peshkaqeni në Egjipt
Pamje nga vendngjarja, Egjipt

Një turist italian ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një peshkaqen në detin e Kuq në Egjipt.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën turistike Marsa Alam, ku dy personat ishin zhytur në det. Personi tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet, ka mbetur i plagosur nga sulmi i peshkaqenit.

Prokuroria e Qusair-t raporton Ministria egjiptiane e Mjedisit ka hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe ndërkohë ka pezulluar larjen në det.

Në Detin e Kuq ka peshkaqenë por sulmet e tyre janë relativisht të rralla. Ministria egjiptiane tha se sulmi ndodhi në ujëra të thella jashtë zonës së caktuar për t’u larë pranë porteve në veri të Marsa Alam, duke shtuar se noti jashtë porteve ishte i ndaluar dhe se ato do të qëndrojnë të mbyllura për dy ditë duke filluar nga e hëna.


Video