Kompania “Bana King” është vënë dy herë në qendër të vëmendjes, kur në rastin e parë u gjetën brenda kontenierit me banane 119 kg kokainë dhe në rastin e dytë u konstatua mungesa e 49 arkave me banane për të cilat policia dyshon se ka patur lëndë narkotike.
Presidenti i “Bana King”, Trifon Murataj, në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, mohon çdo përfshirje në aktivitetet të paligjshëm dhe shprehu gatishmërinë për të dhënë shpjegime para autoriteteve shqiptare nëse është e nevojshme.
Por Murataj, gjatë intervistës, ka theksuar se sipas janë dy grupe që targetojnë kompaninë e tij për të trafikuar kokainën.
Sipas Presidentit të “Bana King”, grupi i parë janë ato kriminale dhe grupin e dytë ai e identifikon me termin “Ata”, duke mos preferuar të thotë më shumë.
Në rast se thoni që nuk keni lidhje me narkotrafikun, jeni shtetas amerikan, atëherë kush po synon, po tenton ta sulmojë, ta targetojë kompaninë tuaj? Në rast se ju thoni gjithë këto sulme, akuza, janë të stisura, nuk kanë lidhje me Trifon Muratin, me Bana King, me Ziko sh.a., atëherë kush është pas? Opinioni publik do të dijë të vërtetën, do të dijë se çfarë fshihet pas këtyre ngjarjeve që po ndodhin.
Trifon Murataj: Dy janë grupet që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën, për mua. Grupi i parë i është grupi i narkotrafikut, i organizatave kriminale që merren me narkotrafikun. Grupi i parë i cili kërkon nëpërmjet kontaminimit të kompanisë sonë të arrijë qëllimin.
Po kush është ky grup? Dini emra? Keni emra? Keni të dhëna? Kush është ky grup? Keni arritur të merrni informacion gjatë këtyre muajve se kush është ky grup?
Absolutisht jo! Dhe as nuk është në planet e mia që të marr informacion kush janë grupet. Nuk jam unë agjenci ligjzbatuese. Unë jam Trifon Murataj që drejtoj këtë kompani, që drejtoj kompanitë amerikane që e kam ndërtuar me djersën e ballit edhe di të investigoj në mënyrën më absolute në vena, në detaje, gjithë aktivitetin e kompanisë sime. Sepse kompania ime ka banane, kompania ime ka dhe proteinën, mishin, ka dhe ushqimore. Jemi lider në banane.
Ju kur nuk i keni këto emra, ju po goditeni nga këto grupe siç pretendoni ju.
Absolutisht po. Po goditem në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ata kanë qëllimin e tyre të përfitojnë dhe atyre nuk ju intereson fare nëse shkatërrohet kompania ime apo kompani të tjera në botë. Sepse ky nuk është fenomen i Portit të Durrësit. Një ndër operatorët kryesorë që është konkurrenti im, pesë ditë më mbrapa, Zoti e ndihmoi mos të vinte në Portin e Durrësit por të shkarkohej në Portin e Barit me 500 kg, konkurrenti im që është lider.
Grupi i dytë kush është?
Harroje që të them më shumë se “Ata”.
Ju flisni për një grup të parë që janë grupet kriminale. Atëherë të dytët kush janë?
“Ata”. Grupi i parë ka kontaminuar dhe këtu nuk jam për të bërë “avokatin e Djallit”, këtu jam vetëm për të thënë të vërtetën për veten time, por jam edhe për të mbrojtur dhe për ta bërë problem një fenomen, jam kompani serioze.
Po çfarë faji kanë portalet kur akuzoheni nga prokuroria, ju janë arrestuar njerëzit nga policia, gjykata pa ja u mban brenda?
Sot e kësaj dite janë akuzuar dhe është bërë ferr Porti i Durrësit për të gjitha kompanitë dhe të gjitha kompanitë që kanë qenë të kontaminuara deri sa gjykata të shprehet si dhe për mua, janë të pafajshme. Të gjitha kompanitë që nuk janë verifikuar nga agjencitë ligjzbatuese, nga prokuroria nga gjykata.
Janë arrestuar dhe pronarë të kompanive të tjera dhe administratorë të kompanive të tjera.
Është gjëja më e padrejtë që mund t’i ndodhi atyre, është gjëja më e padrejtë që mund t’i ndodhi kompanive të Prishtinës, kompanive të Shkupit. Kriminelët po shfrytëzojnë biznese të ndershme për të futur lëndën, nuk po shfrytëzojnë makinën që ngarkon makarona apo mish në Itali. Ne kur vijmë në Portin e Durrësit, ne vijmë se ngarkojmë mallin që ne duam të ngarkojmë.