Tri fushat kryesore të studimit: Biznesi, mjekësia e inxhinieria, 64 % të numrit të studentëve

23 June 2024, 22:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tri fushat kryesore të studimit: Biznesi, mjekësia e inxhinieria, 64 %
Tri fushat kryesore të studimit: Biznesi, mjekësia e inxhinieria, 64 % të numrit të studentëve

Degët e Biznesit, Mjekësisë dhe Inxhinieria, janë 3 fushat kryesore të studimit me numrin më të lartë të studentëve.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, 64 % e studentëve ndër vite kanë zgjedhur fushat e biznesit, shëndetit dhe atë të ndërtimit.

Konkretisht, në vitin akademik 2023-2024, në arsimin e lartë në fushën e biznesit, administrimit dhe ligjit rezultojnë 28 mijë e 510 studentë, e ndjekur nga fusha e studimit, shëndetit dhe mirëqenies me 24410 studentë, dhe inxhinieri, prodhim e ndërtim me 23 mijë studentë.

Sipas ekspertëve, kjo qasje e studentëve për këto fusha studimi lidhet edhe me faktin e kërkesave të larta të tregut të punës në këto fusha, ku ndërtimtaria përbën tashmë burimin kryesor të të ardhurave në vend, nisur nga numri i lartë i ndërtimve.

Ndërsa shëndetësia përbën edhe fushën ku janë më të larta mundësitë e punësimit për shkak të largimeve të shumta të bluzave të bardha jashtë dhe nevojës së vendit për mjekë. Femrat përbëjnë numrin më të lartë të të rinjve që ndjekin studimet e larta.                           


Video