Tjetër aksident i rëndë në vend, makina përplaset me trafikndarësen dhe merr flakë, zhduket shoferi (FOTO)

3 February 2023, 09:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tjetër aksident i rëndë në vend, makina përplaset me

Një aksident ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Elbasan.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 në Unazën Jugore të qytetit.

Një automjet si rezultat i shpejtësisë ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen.

Automjeti pas përplasjes është përfshirë nga flakët, ndërsa drejtuesi i automjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në këtë aksident.

 



Video