Shqiptari në arrest shtëpie, ja shtron me miqtë mish dhe kokainë në taracë

2 February 2023, 20:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shqiptari në arrest shtëpie, ja shtron me miqtë mish dhe

Ai ishte në arrest shtëpie për trafik droge, por mendoi se ishte më mirë të organizonte një barbekju me bazë kokainë me disa miq në taracën e shtëpisë së tij.

Një 53-vjeçar shqiptar u arrestua dhe u dërgua në burg nga karabinierët, të cilët zbatuan urdhrin e aplikimit të masës së sigurimit. Shqiptari ndodhej në arrest shtëpie pasi ishte arrestuar  për shpërndarje kokaine pasditen e 6 dhjetorit 2022 në rrugën Francesco Sabatucci në Bolonja.

Njëzet ditë më vonë, në mbrëmjen e Shën Stefanit, karabinierët shkuan për kontroll në shtëpinë e 53-vjeçarit për të verifikuar respektimin e masës së sigurimit.

Aty konstatuan festën në taracën e shtëpisë ku gjetën 10 gramë kokainë, 940 euro, një peshore precize dhe  celefon për paketimin e lëndës narkotike.

53-vjeçari mori të gjithë përgjegjësitë duke “shfajsuar” miqtë e tij. Pas ngjarjeve, Prokuroria Publike e Bolonjës ka kërkuar rëndimin e masës së sigurimit, të urdhëruar nga gjyqtari hetues.

I arrestuar pasditen e djeshme nga karabinierët e stacionit të Bolonjës San Ruffillo, shqiptari u dërgua në burg.


Video