Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Analisti Arjan Curri thotë se kreu i SPAK, Altin Dumani është kërcënuar me një mesazh në telefonin e tij.
Në emisionin “Top Story”, Curri tha se Dumani është kërcënuar nga një numër nga Dubai, ndërsa lexoi edhe tekstin e mesazhit që sipas tij i kanë dërguar kreut të SPAK.
“Mua më thonë që i ka shkuar një mesazh kërcënimi në telefon. "Ti edhe katër vjet ke, mua më ke mbrapa gjithë jetën". Mua më thonë se ky mesazh i ka shkuar nga Dubai nga një numër një përdorimsh. Numri më pas është çaktivizuar”, u shpreh Curri.