Theu arrestin shtëpiak dhe doli të shiste heroinë/ Ky është i forti që u kap me bombë në xhep (Video)

8 October 2022, 10:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Theu arrestin shtëpiak dhe doli të shiste heroinë/ Ky

Xhaferr Deliu 43-vjeç në Elbasan i cili ishte me masë sigurie arrest shtëpie për dhunë në familje, u arrestua sërish nga policia. Kësaj here për një tjetër vepër penale, atë të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

43-vjeçari kishte thyer masën e arrestit të shtëpisë dhe doli nga banesa për të shitur doza heroine. Por gjatë kontrolleve policore ai u zbulua dhe u arrestua. 43-vjeçarit iu gjetën 525 gram heroinë dhe dy celularë.

Ai ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Operacioni “Zaranika” u finalizua me arrestimin e tij dhe gjetjen në shtëpi të një pakoje me 525 gr heroinë.

Deliu është një emër i njohur për drejtësinë. Pesë vite më parë gjatë kontrollit iu gjet në xhep një sasi tritoli e lidhur me fitil, gati për shpërthim. Ai ishte duke ecur qetësisht në lagjen “Dyli Haxhire” kur policia e ndaloi dhe e kontrolloi në trup.


Video