"Të çon avion", arrestohet tiktok- ersi i famshëm, reklamonte tullumbacen me azot në rrjetet sociale

22 September 2023, 12:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Të çon avion", arrestohet tiktok- ersi i famshëm,
Sheiku i Durrësit

Një ditë pasi ministri i Brendshëm deklaroi në Parlament se do të ndalojnë tullumbacen me azot, policia ka arrestuar një 21-vjeçar që reklamonte në rrjetet sociale tullumbacen me azot. 

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin e identifikuar Arjan. T (i njohur ndryshe si “Sheiku i Durrësit”) i cili në tabakinon e tij reklamonte në rrjetet sociale këto produkte të rrezikshme për shëndetin madje i bënte thirrje të rinjve që t’i blejnë.

I riu e reklamonte tullumbacen në rrjetet sociale. 

"Përshëndetje si jeni. Sot kam marrë një bombol tek tullumbace. Do ta bëj tag aty. Kushton 90 mijë lek, mund të mbushësh 45 tullumbace, po të ço shumë avion. Për të gjithë ju që donin bombola porosisni, më mirë blini bombolën se sa blini 3 mijë lek një tullumbace. Ju rujt zoti", thotë ai. 

"Tregtonte bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot) dhe i reklamonte në rrjetet sociale duke bërë thirrje për t’i blerë ato, në tabakinon e tij, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.      

Sekuestrohen bombolat e gazit që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të paligjshmërisë, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas që reklamonte bombola me lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot), menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.   

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë.   

21-vjeçari tregtonte në tabakinon e tij, në rrugën "Tre Dëshmorët", bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bombolat që u gjetën gjatë kontrollit në këtë tabakino.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme."



Video