Sot ceremonia e themelimit të Bordit të Paqes, zbardhet agjenda e plotë (VIDEO-LIVE)

19 February 2026, 13:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot ceremonia e themelimit të Bordit të Paqes, zbardhet agjenda e
Bordi i Paqes

Bordi i Paqes i Presidentit të SHBA-së Donald Trump do të mbajë sot një takim inaugurues në Uashington, ku synon të çojë përpara rindërtimin e Gazës. 

Takimi vjen gati katër muaj pasi administrata Trump ndërmjetësoi një armëpushim në Rripin e Gazës që lejoi lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura izraelite.

Megjithatë, që atëherë, të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje pothuajse të përditshme të armëpushimit dhe qindra palestinezë janë vrarë, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza të drejtuar nga Hamasi.

Ndërsa SHBA-të po e quajnë takimin e së enjtes si një takim inaugurues, anëtarët e Bordit të Paqes u takuan muajin e kaluar në Zvicër për një ceremoni nënshkrimi në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror.

AXHENDA E PLOTË

Mbledhja Inauguruese e Bordit të Paqes

E enjte, 19 Shkurt 2026

Instituti Amerikan i Paqes “Donald J. Trump”

06:15 (me orën amerikane) – Fillojnë mbërritjet e delegacioneve- 12:15 (ora në Shqipëri)

08:05 (me orën amerikane) – Përfundojnë mbërritjet e delegacioneve- 14:05 (ora në Shqipëri)

08:40 (me orën amerikane) – Foto familjare- 14:40 (ora në Shqipëri)

09:00 (me orën amerikane) – Fillon mbledhja- 15:00 (ora në Shqipëri)

Fjalë mirëseardhjeje dhe hapëse nga Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara

Prezantime në tryezë të rrumbullakët & Përditësime kryesore

                1.            Sekretari Rubio – Natyra historike e mbledhjes së BoP

                2.            Steve Witkoff – Suksesi në lirimin e pengjeve dhe koordinimi i ndërmjetësve

                3.            Ambasadori Mike Waltz – Ndihma dhe adresimi i nevojave aktuale të Gazës

                4.            Dr. Ali Shaath – NCAG, e ardhmja e Gazës (3 minuta fjalë)

                5.            Nick Mladenov – OHR & Demilitarizimi

                6.            Gjeneral Major Jeffers – ISF & Policia e Gazës

                7.            Tony Blair – Ngritja e kapaciteteve & Zhvillimi organizativ

                8.            Yakir Gabay – Rindërtimi / Plani i Përgjithshëm (Master Plan)

                9.            Liran Tancman – Zinxhiri i furnizimit & Teknologjia

                10.         Marc Rowan – Fondi Sovran i Pasurisë

                11.         Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga – Përgjegjësia fiskale / transparenca dhe Fondi Sovran

                12.         Jared Kushner – Rezultate të matshme të BoP në Gaza dhe ndikimi i ardhshëm i BoP

Video për rindërtimin e Gazës

Ndërhyrjet

Rendi:

                1.            Bahreini – Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa

                2.            Kazakistani – Presidenti Kassym-Jomart Tokayev

                3.            Uzbekistani – Presidenti Shavkat Mirziyoyev

                4.            Indonezia – Presidenti Praboëo Subianto

                5.            Rumania – Presidenti Nicușor Dan

                6.            Shqipëria – Kryeministri Edi Rama

                7.            Egjipti – Kryeministri Mostafa Madbouly

                8.            Katari – Kryeministri Mohammed Al-Thani

                9.            Emiratet e Bashkuara Arabe  - Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al-Nahyan

                10.         Maroku – Ministri i Jashtëm Nasser Bourita

                11.         Turqia – Ministri i Jashtëm Hakan Fidan

                12.         Kuvajti – Ministri i Jashtëm Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah

                13.         Arabia Saudite – Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme Adel Al-Aljub

Prezantim video nga FIFA

Rezoluta & Votimet e Bordit


Video