SKANDALI me 'Wizz Air' në Itali/ Pasagjerët shqiptarë: Kemi 2 ditë që presim, me të moshuar e fëmijë!

6 June 2023, 14:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SKANDALI me 'Wizz Air' në Itali/ Pasagjerët shqiptarë:
Në foto: Avioni i 'Wizz Air'

Kompania e udhëtimeve ajrore vijon të zhgënjejë qytetarët, këtë herë denoncimi vjen nga aeroporti i Barit.

Një qytetar për mediat tregon se presin prej dy ditësh në aeroportin e Barit me të moshuar dhe fëmijë dhe avioni i 'Wizzair', nuk niset pasi ka defekt në avion.

Mga kompania 'Wizz Air', deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

“As nuk na nisin një tjetër avion e as nuk po rregullohet ky që thonë se ka pësuar defekt. Duhet të ishim nisur dje në orën 18:20 dhe akoma nuk e dimë kur dhe nëse do të nisemi.

Video e publikuar nga Joq:


Ndërkohë ka shumë njerëz që presin ndër të cilët të moshuar e fëmijë. Ju lutem bëjeni publik problemin tonë, pasi orët kalojnë dhe ende nuk ka një zgjidhje për ne”, shkruan një qytetar.


Video