Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, avokati Vishaj: Do kërkojmë pushimin e çështjes

30 December 2022, 11:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, avokati Vishaj: Do

Është shtyrë seanca paraprake për dosjen e Inceneratorit të Elbasanit. Mësohet se seanca e ardhshme do të zhvillohet në datë 18 janar, 2023.

Në dalje nga Gjykata, avokati Saimir Vishaj ka deklaruar se do të kërkojë pushimin e çështjes për të gjithë të pandehurit e dosjes së Inceneratorit të Elbasanit.

Sipas tij, Mirel Mërtiri, për të cilin gjykata ka dhënë masën e sigurisë në mungesë, i është nënshtruar një procesi gjyqësor në 2018 dhe është shpallur i pafajshëm.

Sipas tij, një hetim i dytë mbi të bie në kundërshtim me ligjin, ndërsa e cilëson këtë proces me prapavijë politike.

Sajmir Vishaj: Unë përfaqësoj Jonida Zeqon. Ajo që unë dua të them janë dy momente. Në vitin 2018 Gjykata e Elbasanit ka hetuar dhe gjykuar mbi pafajsinë e Mirel Mërtirit.

Ky është një vendim tashmë i formës së prerë. Neni 7 i gjykimit të rekordit të procedurës penale ndalon gjykimin dy herë. Pra në momentin që ekziston një gjykim i vitit 2021 i formës së prerë.

Procedimi penal ka filluar në bazën e kallëzimeve të forcave politike, mendoj se ky proces do të konsiderohet si proces politik.

Nuk mund të gjykosh dy herë të njëjtin fakt. Është gjykuar, janë nxjerrë të gjtha faturat me të cilat është bërë ky incinerator në Elbasan dhe ka rezultuar i pafajshëm. Në senacën e rradhës do të kërkojmë që çështja të pushohet, për të gjtihë të pandehurit.



Video