'Mori peng policin'/ Reis Haxhiraj që arratis nga burgu i Drenovës ekstradohet nga Greqia

30 December 2022, 09:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Mori peng policin'/ Reis Haxhiraj që arratis nga burgu i
Në foto: Reis Haxhiraj

Reis Haxhiraj është ekstraduar nga Greqia, arrestimi në vendin fqinj u bë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve shqiptare.

Haxhiraj është arratisur në vitin 2013 nga burgu i Drenovës në Korçë bashkë me 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe Admir Tafilaj, teksa ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Vlorës me 13 vite burg për pengmarrjen e një polici për një ngjarje të ndodhur në vitin 1998 për një konflikt mes dyja palëve.

Reis Namik Haxhiraj nga Selenica e Vlorës u dënua për pengmarrjen e një polici dhe plagosjen e vëllait të tij. Ai e kishte kryer veprën penale në bashkëpunim me dy persona të tjerë, Artur Rrapaj dhe Zini Hoxha.

Të tre këta persona, në vitin 1998 në vendin e quajtur Izvor, të armatosur dhe të maskuar kanë rrëmbyer inspektorin e policisë, Yzedin Gucaj, si dhe kanë plagosur vëllain e tij, Dhimitër Gucaj.

Mësohet se i shumëkërkuari Reis Haxhiraj që nga koha kur kishte kryer rrëmbimin e deri në momentin e arrestimit, i fshihej drejtësisë në shtetin fqinj, Greqi.

 


Video