Ndahet nga jeta Odhise Porodini, kryetar i Veteranëve të LANÇ

30 December 2022, 11:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndahet nga jeta Odhise Porodini, kryetar i Veteranëve të LANÇ

Është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare Odhise Porodini, kryetari i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Porodoni ishte një zë i fuqishëm në mbrojtje të partizanëve dhe Luftës Nacional Çlirimtare.

Kush ishte Odhise Porodini

Odhise Porodini ka lindur më 20 gusht 1930, partizan dhe ushtarak shqiptar. Ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar. Për merita lufte e pune, Odhise Porodini, mbante 8 urdhra e medalje të ndryshme si dhe titullin e lartë: “Nder i Organizatës së Veteranëve të LANÇ”, “Nderi i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të LANÇ dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut” dhe i Shoqatës së Invalidëve të Luftës”, “Nder i Qarkut të Gjirokastrës”, si dhe çerifikatën e mirënjohjes nga Bashkia e Tiranës

 


Video