Shqipëria krah SHBA-së për çështjen e Ukrainës, reagon Yuri Kim

5 February 2022, 16:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shqipëria krah SHBA-së për çështjen e Ukrainës,

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Rama që konfirmoi se vendi ynë dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtës në çështjen e Ukrainës.

Në një postim në Twitter, Kim shkruan se SHBA-të e vlerësojnë lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa shton se agresioni rus kërcënon jo vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rendin ndërkombëtar.


“SHBA vlerësojnë udhëheqjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si bashkëpenëmbajtëse me ne mbi çështjen e Ukrainës. Agresioni i Rusisë kërcënon jo vetëm Ukrainën & Europën por rendin ndërkombëtar të cilin OKB-ja është ngarkuar të ruajë”.

Kryeministri Edi Rama përmes një konferencë bëri të ditur se DASH ka konfirmuar se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkë-penëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Kjo e vendos Shqipërinë në pozita vendimmarrëse, ndërsa Rama tha se vendi ynë nuk do të sillet si fundit i kavallit që vetëm do të aprovojë.


Video