Tritol ndaj dyqanit të Endri Meksit! (Pamjet)

3 May 2026, 11:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tritol ndaj dyqanit të Endri Meksit! (Pamjet)
Endri Meksi, pronari i Mcn Get Connected dhe MCN Tv

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Dyshohet se objekt i sulmit ka qenë një dyqan që ofron shërbimi interneti, Mcn Get Connected, në pronësi të Endri Meksit.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ndërsa policia rrethoi zonën dhe nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në dyqanin për shërbime interneti në pronësi të shtetasit E. M., ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.


Video