Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali te 'Rruga e Durrësit'

18 July 2025, 09:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një
Foto ilustruese

Një sasi e vogël lënde plasëse ka plasur në derën e një lokali në 'rrugën e Durrësit', në kryeqytet.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar vetëm për dëme materiale.

Blutë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video