Aksioni për lirimin e hapësirave publike, IMT: 17 334 m² sipërfaqe është liruar në Tiranë

18 July 2025, 08:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, IMT: 17 334 m²

17 334 m² sipërfaqe është liruar në Tiranë në kuadër të aksionit të lirimit të hapësirave publike.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) bën me dije se gjatë këtyre ditëve të aksionit, ndërsa janë njoftuar 1428 subjekte, janë bërë 352 çmontime vullnetare si dhe 32 akt konstatime kundravajtje.

“Vijon lirimi i hapësirave publike në akset kryesore, për të vijuar më tej, në çdo cep të qytetit.”, thotë IMT.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon prej disa ditësh tashmë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama. Aksioni në shkallë të gjerë është shtrirë në të gjithë vendin.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, IMT: 17 334 m²


Video