Shoqëroi Gert Shehun drejt selisë, Breçani: Agresori po sillej rreth selisë, gjeti pikën e dobët të badigardëve

6 December 2022, 22:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shoqëroi Gert Shehun drejt selisë, Breçani: Agresori po sillej
Erzen Breçani

Ish-drejtuesi i Policisë, Erzen Breçani, ishte personi i cili shoqëroi 31 vjeçarin Gert Shehu drejt ambienteve të selisë blu pasi qëlloi ish-kryeministrin Sali Berisha,

Breçani tha se agresori gjeti pikën e dobët të badigardëve e cila është ajo e sulmit në momentin kur janë përballë gazetarëve.

Ai tregoi nga kamerat e sigurimit se Shehu është parë teksa ka ardhur rreth e rrotull selisë blu për të gjetur momentin e duhur kur do të kryente atë çfarë kishte planifikuar.

“Nga kamerat e sigurimit pamë që ai ka tentuar dhe është sjellë rrotull edhe në oborrin e Partisë Demokratike. Ka tentuar dhe ka gjetur pikën e dobët, pika e dobët e çdo bodygardi ka qenë ndërhyrja para gazetarëve dhe ai ka gjetur pikën e dobët dhe ka ndërhyrë”, tha Breçani.

I pyetur se pse Shehu u shoqëru drejt selisë blu dhe jo në komisariat, Breçani tha se nga vetë perimetri në të cilën ndodheshin nuk e kishin të mundur për këtë arsye e dërguan në seli dhe më pas lajmëruan policinë të cilët mbërritën dhe e shoqëruan Shehun drejt Komisariatit.

“Isha rreth 10 metra larg, Berisha ishte i mbrojtur dhe para qëndronin gazetarët. Kur dëgjuam që goditën dhe u afrova dhe falënderoj simpatizantët e PD që mu bindën se rrezikohej ti merrnin jetën.  Ne reagojmë se profesioni na bënë të reagojmë. Unë mora një goditje pa dashje. Personi i shtrirë në tokë, por i vijojnë  goditjet.

Vetë kordoni nuk kishte polici afër dhe smund ta çonim ta merrnin dhe ta çonim në polici. E morëm dhe e shoqëruam deri në ambientet e selisë blu u njoftuan dhe erdhi Policia e Shtetit dhe ja dhamë personin", shtoi Breçani në “Opinion”.

 


Video