‘Shoqëria Civile kundër korrupsionit’/ KShH: Bashkëpunim me institucionet e drejtësisë!

29 May 2023, 09:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

‘Shoqëria Civile kundër korrupsionit’/ KShH:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të udhëheqë iniciativën, “shoqëria Civile kundër korrupsionit, nga një sfidë vendase në një përgjigje Evropiane".

Njoftimi për këtë iniciativë e ka bërë vetë ‘Komiteti Shqiptar i Helsinkit’, ku shkruan se vëmendja duhet t'i kushtohet ofrimit të drejtësisë brenda standadeve më të mira të ligjshmërisë dhe procesit të rregullt ligjor.

Njoftimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit:

Në partneritet me Qendra ALTRI dhe Friends of Europe, për 3 vitet e ardhshme Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të udhëheqë iniciativën "Shoqëria Civile kundër korrupsionit, nga një sfidë vendase në një përgjigje Evropiane", me mbështetjen financiare të European Union in Albania

Në eventin e sotëm lançues u bënë bashkë përfaqësues të institucioneve kyçe, të cilët me veprimtarinë e tyre kontribuojnë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, si SPAK, Ministria e Drejtësisë, ILDKPKI, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Nuk munguan përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët do të jenë në fokus të veprimtarisë së një Rrjeti të dedikuar Kundër Korrupsionit 

Vëmendja që duhet t'i kushtohet ofrimit të drejtësisë brenda standadeve më të mira të ligjshmërisë dhe procesit të rregullt ligjor, përpjekjet që janë ndërmarrë nga ana e institucioneve kundrejt transparencës, llogaridhënies dhe shtetit të së drejtës, vlerësohen sfiduese kundrejt arritjes së qëllimit të përbashkët për ndryshimin e përceptimit të qytetarëve mbi korrupsionin 

Në partneritet së bashku për një luftë të qënësishme 



Video