EMRI/ 'Julit të Pashakos' i konfiskohet apartamenti me vlerë 120 mijë euro në Lushnjë!

13 June 2023, 14:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ 'Julit të Pashakos' i konfiskohet apartamenti me vlerë
Julian Sulo

Një apartament me vlerë 120 mijë euro në pronësi të një 43 vjeçari është konfiskuar ditën e sotme në Lushnjë.

Mësohet se bëhet fjalë për Julian Sulon i njohur ndryshe si (Juli i Pashakos), një person të dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Konfiskimi u mor si masë pas hetimit pasuror të nisur ndaj 43 vjeçarit i cili dyshohet se ka ngritur pasurinë e tij nëpërmjet veprimtarive kriminale.

 


Video