Shoqata e Transportit rikthen abonenë, por paralajmëron rritjen e çmimit të biletës

1 March 2022, 12:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shoqata e Transportit rikthen abonenë, por paralajmëron rritjen e

Shoqata e Transportit ka dalë në një deklaratë për media. Në deklaratë ata janë shprehur se kanë nxjerrë sërish në treg abonetë, që u tha se nuk do kishte këtë muaj.

“Kemi pezulluar shërbimin ndaj qytetarëve. Ne vendosëm një herë që të mos i nxirrnim, por duke parë kolapsin, u detyruam që t’i nxirrnim, kjo s’do të thotë se jemi të gatshëm të funksionojmë normalisht. Kërkesat kanë qenë të unifikuara dhe me udhëtimet ndërqytetas. Jemi në pritje të përgjigjes, transport ka në çdo qytet, në Lushnje në Shkodër, është e njëjta situatë dhe atje, nuk ka pasur asnjë reagim. Vonesat në transport vijnë për shkak të infrastrukturës, duhet të kemi të duhurën që të kapim në kohë oraret”, tha përfaqësuesi i shoqatës.

Në lidhje me pyetjen a do ketë rritje të çmimit të biletës një nga përfaqësuesit tha “padyshim” nëse nuk do ketë një reagim nga qytetarët.

Ata kërkojnë që karburanti i tyre të jetë pa taksë si dhe të rimbursohen me një përqindje për çdo biletë të shitur.

“Padyshim. Si çdo sektor tjerët. Kur rriten kushtet të mirëmbajtjes për çdo biletë të rimbursohemi. Shpresojmë të kemi një përgjigje sa më shpejt nga institucionet”, thanë ata ndër të tjera.  


Video