Tërhiqet nga tregu produkti "EnerBiO Dinkel Waffeln Natur"

19 May 2026, 21:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tërhiqet nga tregu produkti "EnerBiO Dinkel Waffeln Natur"
AKU: Biskotat EnerBio me përbërje të lartë mykotoksinash

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar tërheqjen nga tregu të produktit “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”, pas një sinjalizimi të ardhur nga subjekti Rossmann & Lala, lidhur me tejkalimin e nivelit të lejuar të mykotoksinave, të njohura ndryshe si toksina të mykut.

Sipas njoftimit, masa është ndërmarrë nga kompania gjermane Dirk Rossmann GmbH, ndërsa produkti i prekur është:

EnerBiO Dinkel Waffeln Natur
EAN: 4305615676876 / DAN: 055700
Datë skadence: 18.01.2027

AKU bën me dije se subjekti ka kryer tërheqjen e menjëhershme të produktit nga të gjitha pikat e shitjes, pa dallim numri LOT apo date skadence.

Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po vijon verifikimet përkatëse pas njoftimit të kryer nga OBU dhe u bën thirrje konsumatorëve që, nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë ende në përdorim, ta kthejnë pranë pikave të shitjes.

Tërhiqet nga tregu produkti "EnerBiO Dinkel Waffeln Natur"


Video