Aksident në qendër të Fierit, “Porsche” përplas dy mjete të parkuara, shoferi heq targën dhe tenton të largohet

19 May 2026, 20:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në qendër të Fierit, “Porsche” përplas
Pamje nga aksidenti

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot pasdite në qendër të Fierit, ku drejtuesi i një mjeti tip “Porsche”, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara, duke i dëmtuar rëndë.

Dyshohet se shoferi nuk i ka ndaluar thirrjeve të patrullës së policisë për të ndaluar, e më pas ka shkaktuar aksidentin.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, pas aksidentit drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet, madje ka hequr edhe targën e automjetit për të shmangur identifikimin.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e disa qytetarëve, të cilët e kanë penguar të largohej, si dhe reagimi i shpejtë i një patrulle policie që ndodhej pranë zonës, çka bëri të mundur neutralizimin dhe prangosjen e tij.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë kontrollin e automjetit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

 


Video