Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Reshjet e borës rikthehen në Juglindje të vendit. Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet mesatar në zonën e Dardhës, ku trashësia e saj i ka kaluar 5cm.
Në terren prej orëve të para të mëngjesit po punohet për pastrimin e aksit rrugor. Aktualisht këshillohet që qarkullimi të bëhet me goma dimërore dhe shpejtësi të reduktuar.
Në terren, krahas mjeteve borëpastruese janë edhe patrullat e policisë rrugore që bëjnë këshillimin e drejtuesve të mjeteve.
Ndërkohë, reshje ka edhe në zonën e Qafës së Qarrit që lidh Korçën me Ersekën si edhe në njësinë Vithkuq, Shtyllë e Mashkullorë.