Rikthehen ditët me diell, rriten temperaturat

7 October 2025, 07:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rikthehen ditët me diell, rriten temperaturat

Vendi do të shijojë një ditë tipike vjeshte me mot të kthjellët dhe temperatura të buta në të gjithë territorin.

Sipas parashikimeve meteorologjike, orët e para të mëngjesit do të jenë të freskëta, me temperatura që variojnë nga 9 deri në 12 °C, ndërsa qielli do të jetë kryesisht i kthjellët. Me kalimin e orëve, pritet një ngrohje graduale dhe rritje e ndjeshme e temperaturave, duke arritur në 18–20 °C në orët e mesditës, sidomos në zonat bregdetare dhe në ultësirën perëndimore.

Në orët e pasdites, do të ketë alternime kthjellimesh me vranësira të lehta kalimtare, por pa reshje. Moti pritet të mbetet i qëndrueshëm edhe në mbrëmje, me temperatura që do të zbresin sërish në 10–13 °C, duke sjellë një ndjesi më të freskët në zonat malore.

Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi 10–20 km/h, ndërsa deti parashikohet i qetë me forcë 2 ballë.


Video