Reshje shiu të herëpashershme, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

10 December 2024, 07:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Reshje shiu të herëpashershme, si do të ndryshojnë

Këtë të martë, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht mesatar.

Temperaturat do të variojnë nga -1 gradë Celsius në qytetin e Bajram Currit deri në 14 gradë Celsius në Berat, Fier e Vlorë.


Video