Rama i jep tender “rivalit”, 240 mln lekë kandidatit të Alibeajt në Mallakastër

24 April 2023, 22:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama i jep tender “rivalit”, 240 mln lekë kandidatit të
Agron Kapllanaj

Edhe pse përpara janë zgjedhjet lokale, kjo nuk e ka ndaluar qeverinë që t’i japë një tender të majmë “rivalit” Agron Kapllanajt, kandidati i PD-së së Enkeleid Alibeajt për bashkinë Mallakastër.

Bëhet fjalë për tenderin e marrë nga Shkëlqimi07, kompani e vëllait të Agron Kapllanajt.

Fituesi i tenderit është shpallur këtë të hënë, 24 prill 2023.

Rama i jep tender “rivalit”, 240 mln lekë kandidatit të
Tenderi

Objekti i kontratës është rikonstruksioni i disa akseve kryesore të Njësisë Novoselë (Rruga Beqajve, Anastasi, Moçka, Furrat, Xamajt, Hysajt, Shën Gjergji, Rruga e Lumit, Partizani dhe rruga e Hekurudhës).

Vlera totale e kontratës është 24 milionë lekë të reja.

Por kjo nuk është hera e parë që Agron Kapllanaj merr tendera nga qeveria. Ai është përfitues i dhjetëra tenderave si nga pushteti lokal në Tiranë, por edhe ai qendror, me vlerë miliona euro.


Video