Publikohet FOTOJA, ky është PUNONJËSI i Bashkisë që humbi JETËN nga përmbytjet në Durrës!

8 January 2026, 12:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Publikohet FOTOJA, ky është PUNONJËSI i Bashkisë që
Astrit Hysenaj

Në Durrës, përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq kanë sjellë viktimën e parë.

54-vjeçari Astrit Hysenaj u gjet i pajetë në një kanal kullues pranë ish-repartit ushtarak, pas raportimit për largimin e tij nga banesa gjatë reshjeve të dendura.

Sipas të dhënave të siguruara nga VoxNews, bëhet e ditur se Hysenaj ka qenë punonjës i shërbimeve komunale të plazhit të Durrësit, ishte në detyrë.

Një dëshmitarë tha për VoxNews se se trupi i 54-vjeçarit ishte i ngrirë kur e kanë gjetur.

Ngjarja vjen në një kohë kur situata në zonën e ish-Kënetës dhe Spitallës mbetet alarmante, me dhjetëra banesa ende nën ujë dhe banorë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të vdekjes.


Video