Publikohet FOTOJA e SHQIPTARIT që u ekzekutua në Kolumbi, njihej me pseudonimin 'Qoti'!  

6 October 2025, 13:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Publikohet FOTOJA e SHQIPTARIT që u ekzekutua në Kolumbi, njihej me
Artur Tushi

Publikohet fotoja e Artur Tushit, 41-vjeçarit cilin e ekzekutuan në një atentat mafioz në Kolumbi.

Viktima me origjinë nga fshati Raboshtë i Lezhës njihej ndryshe edhe me pseudonimin 'Qoti'.

Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë parë një të ri që është afruar me motoçikletë, e ka pyetur shqiptarin për emrin dhe pasi ka marrë konfirmimin ka qëlluar me armë drejt tij.

Në të njëjtin ngjarje, një grua 77-vjeçare mbeti e plagosur.

Nuk është ende e qartë nëse e moshuara ishte me viktimën apo kalimtare e rastit.



Video