Protesta/ Në hetim 30 protestues në Tiranë dhe 4 deputetë të PD

30 October 2024, 09:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta/ Në hetim 30 protestues në Tiranë dhe 4 deputetë
Pamje nga protesta

Policia e Tiranës po heton 30 protestues dhe 4 deputetë të Partisë Demokratike lidhur me protestën dhe bllokimin e rrugës, pasditen e së martës te mbikalimi i Kamzës.

Mësohet se deputetët e proceduar janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani. Veç bllokimit të rrugës ata akuzohen edhe për kundërshtim të forcave të rendit.

Ndërsa disa nga protestuesit për djegien e gomave.

 


Video