Përfundimi i gjyqit “Sky ECC” në Belgjikë, gjykata urdhëron 49 arrestime, konfiskohen 65 milionë euro

30 October 2024, 09:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfundimi i gjyqit “Sky ECC” në Belgjikë, gjykata
Foto ilustruese

Gjykata Penale e Brukselit dënoi dje 119 persona si pjesë e gjyqit “Sky ECC”, një nga rastet më të mëdha të drogës në Belgjikë, me dënime deri në 17 vjet burg dhe konfiskime masive.

Në total, gjykata penale e Brukselit dha rreth 700 vite burg dhe urdhëroi konfiskimin e rreth 60 milionë eurove, pa llogaritur bonot që do të mbeten në duart e gjykatave.

Drejtësia belge ka kërkuar gjithashtu arrestimin e 58 personave, të cilët deri tani ishin hetuar në gjendje të lirë.

Dyshohet se këta persona, mund të arratisen ose të kryejnë sërish vepra penale.

Konfiskimet kapin pjesë e fitimeve të nxjerra nga trafikantët kur shesin kokainë dhe kanabis në Evropë, por këto fitime shpesh janë riinvestuar në pasuri të paluajtshme, veçanërisht jashtë vendit. Belgjikës do t’i duhet të rikuperojë paratë nga shitja e ndërtesave.

Për sa i përket bashkëpunimit të autoriteteve të huaja, ai rrallë është i shpejtë dhe rrallëherë është i thjeshtë.


Video