Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit arrest në burg për Elidon alias Aldo Avdylaj i arrestuar një ditë më parë në Tiranë.
Ai ishte në kërkim në kuadër të operacionit Revanshi të zhvilluar një vit më parë dhe për operacionin e 2 tetorit, që dyshohet si organizatori i vrasjes së Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës.
Aldo Avdylaj akuzohet se ka organizuar dhe bashkëdrejtuar grupin me Astrit Avdylajn për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës, por episiodet që e ndjekin pas tregojnë 'dorën' e tij në disa atentate në botën e krimit.