Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryqëzimit te Ministria e Brendshme.
Sipas informacioneve paraprake, sherri ka nisur mes shoferit të një autobusi dhe drejtuesit të një automjeti tjetër.
Debati është përshkallëzuar, ndërsa të dy kanë përdorur leva për të goditur njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve kanë marrë dëmtime të shumta.
Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke vënë në pranga të dy drejtuesit e përfshirë në konflikt.