Plagosje me thikë te “Komuna e Parisit” në Tiranë, kapet autori (EMRAT)

29 March 2023, 21:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosje me thikë te “Komuna e Parisit” në Tiranë,
Foto ilustruese

Mbrëmjen e sotme është regjistruar një plagosje me thikë në zonën “Komuna e Parisit”.

Mësohet Arli Beta ka qëlluar me thikë në shpinë 19-vjeçarin, Erius Tuce.

I plagosuri momentalisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka kapur menjëherë autorin e ngjarjes.

“Plagosi me thikë një 19-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje”, njoftoi policia.


Video