Autori i plagosjes me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Krujë, është vetëdorëzuar sot në polici.
Ai është Perlat Merlika, 43-vjeç, i cili sipas policisë ka qëlluar me armë fqinjin e tij, shtetasin Artan Goga, dyshohet për shkak të një sherri banal teksa ishin duke luajtur tavëll në lokal.
I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Ditën e sotme, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Krujë dhe u arrestua shtetasi P. M., 43 vjeç, banues në Krujë.
Ky shtetas, ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, bën me dije policia e Krujës.