Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Bllokohet aksi nacional Tiranë-Peshkopi, e njohur si Rruga e Arbrit. Shkak është bërë rrëshqitja e gurëve në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit.
Sipas qytetarëve që cilët kanë mbetur me mjetet e tyre në dy anët e rrugës, është ndërprerë lëvizja e mjeteve për shkak të gurëve masive që kanë rënë në këtë aks rrugor.
Drejt vendit të bllokimit janë nisur fadromat e firmës për të kryer hapjen e këtij segmenti rrugor, por puna për hapjen e rrugës mund të zgjasë disa orë.