Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Saukut në Tiranë, shpëton shoferi

9 July 2023, 14:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Saukut në
Merr flakë makina

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele në Tiranë. Mësohet se, ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Saukut, ndërsa mjeti ka marrë flakë në ecje e sipër.

Sipas policisë, fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur ta ndalë atë dhe të dalë i padëmtuar, ndërsa nga ngjarja ka pasur vetëm dëme materiale.

“Me datë 09.07.2023, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin U. S., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, njofton Policia e Tiranës. 


Video