Përfshihet nga flakët e zjarrit një pallat në Tiranë, ja për çfarë dyshohet!

4 April 2025, 14:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfshihet nga flakët e zjarrit një pallat në Tiranë,
Tiranë

Një pallat është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të premte në zonën e Astirit në Tiranë.

Zjarri ka shkaktuar panik te banorët.

Sipas informacioneve fillestare, zjarrin e ka shkaktuar një paketë elektrike që ka pësuar defekt.

Banorët, për shkak të tymit të dendur, kanë hasur vështirësi për të dalë nga banesat e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar për të shuar flakët dhe për të ndihmuar banorët e bllokuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.04.2025, rreth orës 14:10, në rrugën “Foto Xhavella”, në katin e parë të një pallati ka marrë flakë gabina e transformatorit.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve.

Ndërkaq nga shërbimet zjarrëfikëset është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.


Video