Pasagjeri në Tiranë grabit shoferin e taksisë nën kërcënimin e një thike, arrestohet nga policia

18 June 2026, 16:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pasagjeri në Tiranë grabit shoferin e taksisë nën

Një person është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës një drejtues taksie dhe i ka grabitur një shumë parash si edhe një varëse.

Ngjarja ka ndodhur këtë të enjte, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Tiranë–Elbasan.

Sipas informacionit paraprak të policisë, i dyshuari ishte pasagjer në taksinë që drejtohej nga viktima, kur nën kërcënimin e një mjeti prerës i ka marrë paratë dhe një varëse.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i reagimit të shpejtë, ai është lokalizuar, neutralizuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë.


Video