Pas sherrit banal përplasi qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve në Fier, arrestohet i riu i shpallur në kërkim

20 Mars 2026, 12:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas sherrit banal përplasi qëllimisht me makinë çiftin e

Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda një urdhër ndalimi, ndërsa në pranga ka rënë një i ri që ishte në arrati për një konflikt.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i riu me inicialet F.Ç., akuzohet se më 26 shkurt përplasi qëllimisht me automjet një çift bashkëshortësh.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti banal, ndërsa më pas ai u arratis.

Njoftimi i policisë:

Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda një urdhër ndalimi. I shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, vihet në pranga një 29-vjeçar.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas, më datë 26.02.2026, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka përplasur me qëllim, me automjetin e tij, shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N. (M)., 35 vjeçe. Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan për në banesë.

Në vijim të veprimeve proceduriale u ndalua shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.


Vox Pop

Video