Paraqitet në SPAK Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli

12 November 2024, 16:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Paraqitet në SPAK Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli
Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli

Është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Mbetet ende e paqartë se për çfarë është thirrur Agolli në SPAK.

Ai është akuzuar më herët në media dhe nga partitë politike, për shkelje të barazisë në tendera dhe favorizim të bizneseve apo kryebashkiakëve.

Agolli ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në Bashkinë e Tiranës në vitet 2002 deri në 2011 si drejtor i urbanistikës, drejtor i punëve publike dhe administrator i përgjithshëm i bashkisë.

Pas vitit 2011, Agolli u angazhua në biznese private në fushën e ndërtimit dhe energjisë.

Në janar të vitit 2019, ai u emërua drejtor i përgjithshëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ky fond tenderon në vit rreth 150 milion dollarë.


Video