Policia e Tiranës ka ndërmarrë një operacion antidroge, ndërsa ka vënë pas hekurave rreth 20 persona.
Sipas informacioneve në total janë mbi 30 masa arresti për persona të dyshuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.
Sakaq, të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës. Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës.
Nga ky aksion mësohet se janë sekuestruar lëndë narkotike kokainë, vlera monetare etj.
I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani, i arrestuar më 22 mars në Rrugën e Kavajës në tentativë për t'iu larguar agjentëve të Antidrogës, pasi tentoi t’i përplasë me makinë. Kreu i Transportit Ndërqytetës, Sulejmani u ka me 1 kg kokainë në makinë ndërsa me të ishin edhe dy të tjerë Igli Begaj, Shkëlqim Osteni,, të cilën ndodhen në burg.
Pjesë e këtij grupi akuzohet se ishte edhe efektivi i RENA-s, Ervis Shkurta. Ai akuzohet se bashkëpunonte me grupin që do shkëmbenin 1 kg kokainë dhe në momentin kur Sulejmani ka përplasur agjentët e Antidriogës, Shkurta ka njoftuar grupin tjetër që të largohet.