Njohja e pensioneve, zhvillohet takimi i parë mes ekspertëve të Greqisë dhe Shqipërisë

9 September 2022, 11:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Njohja e pensioneve, zhvillohet takimi i parë mes ekspertëve të

Qeveria shqiptare po intensifikon bashkëpunimin me Greqinë për të bërë të mundur nisjen e negociatave për njohjen e pensioneve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën njoftoi se mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi për njohjen e sigurimeve shoqërore u zhvillua me sukses.

Postimi i plotë

“Athinë, u zhvillua me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore. Diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializojë parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve tona”.


Video