Nis sot viti i ri akademik, mbi 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditorë

7 Tetor 2024, 08:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nis sot viti i ri akademik, mbi 20 mijë studentë ulen për

Sot nis viti i ri akademik për mijëra studentë, ku më shumë se 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në në auditorët e universitetit.

Ka qenë ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ajo e cila ka bërë publike shifrat, shoqëruar me një urim për studentët.

“Suksese mbi 20 mijë studentëve të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim drejt dijes dhe formimit të së ardhmes së tyre, si dhe trupës së pedagogëve në këtë vit të ri akademik”, shkruan ajo në Facebook.


Vox Pop

Video