Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kristjan Shkreli i Vaut të Dejës dhe Majlinda Bufi e Roskovecit janë dy kryebashkiakët socialistë që u paraqitën të premten në GJKKO.
Ata janë marrë të pandehur nga SPAK dhe, për zyrtarët e lartë vendorë, çështja ka kaluar në seancë paraprake.
Shkreli akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Bufi për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike.
Shkreli dhe Bufi janë kryebashkiakët e radhës që po përballen me drejtësinë.