Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit, raportohet se ka plagë në trup dhe fytin e nxirë.
23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është vrarë, por blutë ende s’kanë saktësuar shkakun e vdekjes së tij.
Nga kamerat e sigurisë gjatë rrugës është fiksuar një automjet që shoqëronte makinën e Renis Dobrës, nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.
Trupi i tij i pajetë është dërgua në morg, ndërsa pritet ekspertiza. I riu u denoncua i zhdukur nga babai i tij në polici, pasi nuk u kthye më në banesë.
Pas orësh kërkime trupi i pajetë i viktimës u gjet pranë liqenit të Shkopetit./Panorama