Nga përplasja me bandën e "Çipurit" tek atentati i vitit 2019/ Kush është Inez Hajrulla që u shpall në kërkim

23 February 2023, 13:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga përplasja me bandën e "Çipurit" tek atentati i
Inez Hajrulla

Policia e Vlorës goditi sot një grup kriminal me aktivitet në fushën e krimeve kundër personit. Në pranga u vu shtetasi Denis Karafili 29 vjeç, ndërsa u shapllën në kërkim shtetasit: Inez Hajrulla 30 vjeç, Olsi Koçeli 33 vjeç, Erand Hoxha 32 vjeç dhe Klaus Islamaj 31 vjeç.

Policia i gjeti këtij grupi kriminal veshje (uniforma) dhe radio si të Policisë, një jelek antipulmb, targa automjetesh të dyshuara të vjedhura, një shumë parash, municion luftarak, dhe sende të tjera, që dyshohet se i shërbenin veprimtarisë së grupit kriminal.

Por kush është Inez Hajrulla?

Grupi kriminal i goditur ditën e sotme dyshohet se ka patur një përplasje të vazhdueshme në qytetin e Vlorës me grupin kriminal të Armando Sulejmanit, i njohur ndryshe si "Çipuri".

Inez Hajrulla i ka shpëtuar një atentati mafioz të regjistruar më 10 maj të vitit 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Ai u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.

Hajrulla mundi t’i shpëtoj atentatit, por u plagos në mënyrë rastësore Dajko Cenodemaj që po pinte kafe. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë atentat të dështuar morën pjesë nëntë persona, Fatmir Hyseni, Daut Elmazi, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.

Daut Elmazi është nipi i Armando Sulejmanit (Çipurit), ndërsa Fatmir Hyseni akuzohet edhe për ekzekutimin e mikut të Ervis Martinajt, Santiago Malkos.

Pati dyshime të forta se atentati ndaj Inez Hajrullës u krye si rezultat i larjeve të hesapeve mes grupeve rivale në Vlorë, si kundërpërgjigje për atentatet ndaj Armando Sulejmanit (Çipurit).

 Edhe emri i Denis Karafilit, (i arrestuar), është i njohur nga dëshmia e Inez Hajrullës, si shoqëruesi i tij.


Video